Liverpooli i rikthehet fitoreve, titulli shumë afër
07 mars 2020
| 17:12
Liverpooli ka mposhtur Bournemouthin 2 me 1 në xhiron e 29-të të Premier Ligës, për t’u këndellur nga një formë e dobët në të cilën kaloi së fundmi. Tani skuadra e Jurgen Kloppit është vetëm tri fitore afër titullit të kampionit.
Mohamed Salah e Sadio Mane shënuan në minutat 25 dhe 33 për fitoren e Liverpoolit. Të dy golat erdhën pas atij të Wilsonit të mysafirëve, në minutën e nëntë.
Liverpooli në tabelë ka 82 pikë dhe prin larg nga ndjekësit. Manchester City, me dy ndeshje më pak të zhvilluara, ka 57 pikë në vendin e dytë.