
Liverpooli interesohet për Mbappen
16 gusht 2021
| 13:28
Kylian Mbappe me të gjitha gjasat nuk do të jetë vitin e ardhshëm tek PSG-ja. Parisienët kanë në plan të marrin edhe Cristiano Ronaldon, teksa konkurrenca e madhe me ardhjen e Leo Messit mund ta lërë francezin në hije.
Liverpooli është futur në garë për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit. Plan i “The Reds” është për ta marrë sulmuesin verën e ardhshme falas.
Real Madridi ndërkohë e kërkon me ngulm Mbappen, por duket se dhe këtë sezon ai do të jetë në Paris.