Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Alexander-Arnold, por në garë janë edhe tri klube

31 mars 2025 | 13:40

Liverpooli po pret të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër këtë verë, duke filluar nga pozita e mbrojtësit të djathtë.

Trent Alexander-Arnold duket se do të kalojë te Real Madridi pasi kontratën e tij me klubin nga Anfield skadon në qershor.

Kalimi i Alexander-Arnold në Madrid, do ta bëjë Liverpooolin që të futet në treg për një mbrojtës të djathtë, ku Arne Slot pelqen yllin e Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong, por nuk është i vetmi opsion.Sipas gazetës rumune ProSport, mbrojtësi i Rayo Vallecanos, Andrei Ratiu është një objektiv.

Edhe Barcelona është lidhur shumë me një lëvizje për Ratiun – pasi nuk dihet hapi i ardhshëm i Jules Kounde – me rumunin që ka impresionuar në Spanjë.

Rayo Vallecano ka konfirmuar vetëdijen e tyre se klubet e mëdha po tregojnë interes për Ratiun, por ata nuk do të bien dakord për një shitje të lehtë në muajt në vijim, duke kërkuar së paku 25 milionë .

Megjithatë, kjo mund të jetë vetëm një pikënisje, pasi interesimi nga Barcelona dhe Liverpool mund të shkaktojë një luftë ofertash që do të lejonte Rayo të rriste çmimin e tyre.

Për më tepër, dyshja e Ligës Premier, Manchester City dhe Tottenham, gjithashtu janë lidhur me oferta për rumunin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi pritet të bëj ndryshime në staf nga sezoni…