Liverpooli këmbëngul për Dembelen

12 tetor 2021 | 16:44

Liverpooli po insiston vazhdimisht në një transferim të mundshëm të Ousman Dembele nga Barcelona.

Skuadra angleze po mendon ta transferojë 24-vjeçarin që në merkaton e janarit, por duket e vështirë. Një tjetër opsion që “The Reds” të kenë shërbimet e lojtarit francez është merkatoja e verës. Kontrata e Dembeles skadon verën e ardhshëm dhe ende nga drejtuesit e “blaugranave” nuk kanë filluar bisedimet për një tjetër bashkëpunim.

Në këto kushte Liverpooli dëshiron t’i përfitojë shërbimet e tij duke e transferuar si lojtar të lirë. Francezi pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pasi mendon se shpejtësia dhe driblimet e tij i duhen skuadrës angleze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prince Harry është tashmë i martuar prej një viti me…