Liverpooli kualifikohet në finale

03 maj 2022 | 22:55

Nisje si në ëndrra ajo e Villarrealit, që ia doli të ndëshkonte skuadrën e Liverpool që në minutën e tretë me Dia, i cili brenda zone nuk fali. “Nëndetësja e verdh”, e motivuar nga tifozët dhe goli, vijoi të sulmonte.

Dani Parejo dhe Gerard Moreno më pas bënë me zemër skuadrën e Jurgen Klopp, por nuk shënuan dot golin e dytë. Në minutën e 37-të Lo Celso përfundoi në tokë dhe vendasit pretenduan penallti, por nuk ishte i atij mendimi arbitri i ndeshjes. Villareal gjithsesi ia doli ta mbyllte pjesën e parë me festë, pasi Couquelin e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë dhe spanjollët nisën të besojnë te mrekullia. Sigurisht ndaj Liverpool nuk mund të jetë kurrë e lehtë.

Pjesa e dytë është totalisht e Liverpoolit, ku në minutën e 62-të, Salah asistonpër Fabinhon dhe braziliani e dërgon topin nën këmbët e portierit. Vetëm pesë minuta më pas, në minutën e 67-të, Luis Diaz merr një top nga Alexander Arnold dhe më pas finalizon golin e barazimit.

Por nuk u mjaftua me kaq ekipi anglez, pasi në të 74-tën Mane përfiton nga një dalje e gabuar e portierit të Villarrealit dhe shënon duke vulosur gjithçka. Për Liverpoolin kjo është finalja e dhjetë në turneun prestiogjoz të Ligës së Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon të jetë shumë i lartë numri i aksidenteve të…