Liverpooli me çdo kusht e dëshiron Haalandin
15 shtator 2021
| 15:42
Liverpooli është i vendosur për të marrë shërbimet e Erling Haaland verën e ardhshme. Norvegjezi është njeriu i momentit për të cilin Chelsea, Manchester United dhe Real Madrid kryesisht psherëtijnë.
Sipas asaj që theksohet nga Anglia, “The Reds” tashmë janë duke negociuar me agjentin Mino Raola për trasnferimin e sulmuesit sezonin i ardhshëm.
Në “Anfield” e dinë që klauzola e lirimit do të bjerë në shumën prej 75 milionë eurosh që ata do të ishin te gatshëm të paguanin për “bishën” e sulmit.
Liverpooli e ka të qarte se çelësi është bindja e lojtarit, e tani ata janë në “pole position” për të siguruar shërbimet e Haaland.