Liverpooli me ngulmë kërkon transferimin e Koulibalyt

28 qershor 2020 | 14:53

Skuadra kampione e Premierë Ligës, Liverpooli, po tenton që të mbyllë sa më parë marrëveshjen për transferimin e Kalidou Koulibalyt nga Napoli.

“The Reds” ka kohë që është futur në garë për transferimin e mbrojtësit senegalez, mirëpo napolitanët kërkojnë shumë.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, Liverpooli do të bëjë ofertë për Koulibalyn në ditët e ardhshme. Jurgen Kloppi e dëshiron transferimin e mbrojtësit 29-vjeçar për të ndërtuar një partneritet më të fuqishëm në mbrojtje me Virgil Van Dijkun. Napoli kërkon 120 milionë euro për ta lënë mbrojtësin të largohet nga San Polo, derisa Liverpooli nuk ofron më shumë se 100 milionë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka vlerësuar se raste me Covid-19 janë…