Liverpooli mendon shitjen e Shaqirit
23 maj 2019
| 15:51
Futbollisti Xherdan Shaqiri mund të largohet në verë nga skuadra e Liverpoolit, pasi trajneri Jurgen Klopp nuk e sheh si të përshtatshëm për filozofinë e lojës së tij.
“The Sun” raporton se “Reds” janë gati ta shesin futbollistin shqiptar, gjithnjë nëse vjen ndonjë ofertë serioze për të. Liverpooli shpenzoi verën e kaluar 15 milionë euro për Shaqirin, kurse tash synon tash shes dhjetë milionë më shumë.
Shaqiri për Liverpoolin është paraqitur në 24 ndeshje dhe ka realizuar 6 gola, kurse në të kaluarën ka luajtur edhe për Interin, Bayern Munchen dhe Basel.
/Epoka e re/