Liverpooli mezi e mposhti Brentfordin

18 janar 2025 | 18:05

Liverpooli ka triumfuar 2-0 përballë Brentfordit në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier. Vendasit rrezikuan qysh në minutën e pestë me anë të Mikkel Damsgaard, por goditja e tij shkoi jashtë.

Rastin e parë serioz për Liverpoolin e krijoi Ryan Gravenberch (18’), por Mark Flekken bëri një pritje fantastike.

Dominik Szoboszlai provoi një goditje nga distanca në minutën e 35-të, mirëpo topi përfundoi mbi portë.

Katër minuta më vonë, Cody Gakpo lëshoi një goditje nga afërsia, por as ky nuk ishte i saktë.

45 minutat e dytë ishin edhe më të varfër, duke mos arritur të tregohet shumë nga loja e të dy skuadrave – por The Reds shënuan fare në fund. Heroi i Liverpoolit ishte Darwin Nunez, pasi që shënoi dy gola (90+1′ dhe 90+3′), për t’ia siguruar skuadrës së tij pikët e plota.

Me këtë fitore Liverpooli shkon në kuotën e 50 pikëve, ndërsa në xhiron e 23-të takohen me Ipswichin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayerni vijon rrugëtimin pozitiv në kampionat, teksa sot mori suksesin…