Liverpooli mposhti Brentfordin
12 nëntor 2023
| 17:18
Liverpooli ka arritur të marrë një fitore me shumë peshë në shtëpi ndaj Brentford me rezultatin 3-0.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0, pasi Salah shënoi në minutën e 39’. Por përpara se të vinte goli, Liverpooli shënoi dy herë për pesë minuta me Nunez, por të dy golat u anuluan për pozicion të parregullt nga VAR.
Në të dytën, ishte përsëri Liverpooli protagonist, pasi në minutën e 62’ gjetën golin e dytë me Salah dhe në të 74’ me anë të portugezit Diogo Jota.
Kjo fitore e çon Liverpoolin në kuotën e 27 pikëve, po aq sa Manchester City i cili ndeshet sot me Chelsea dhe po aq sa Arsenali.