Liverpooli mposhti Burnleyn, Kloppi ‘harron’ Shaqirin
Skuadra e Liverpoolit e vazhdon garë për titull në Premier Ligë, pasi sot e mposhti Burnleyn (4-2).
Mysafirët shënuan të parët nëpërmjet Ashley Westwood, pas gjashtë minutash lojë. “Reds” u rikthye në lojë në minutën e 19-të, kur Roberto Firmino realizoi për 1-1. Pjesën e parë Liverpooli e mbylli në epërsi 2-1, pasi Sadio Mane realizoi në minutën e 29-të.
Në pjesën e dytë Roberto Firmino (67’) realizoi për 3-1, kurse për rezultatin 3-2 u përkujdes Johann Gudmundsson (90’), por në minutat shtesë Mane realizoi për rezultatin final 4-2.
Duhet cekur se futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri nuk është inkuadruar fare në lojë. Pas kësaj ndeshje Liverpooli është në vend të dytë me një pikë më pak se City, kurse Burnley renditet në pozitën e 17-të, me 30 pikë.
/Epoka e re/