Liverpooli mposhti Napolin dhe siguron kualifikimin
11 dhjetor 2018
| 22:53
Liverpoolit i ka mjaftuar fitorja 1-0 ndaj Napolit për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve nga Grupi C.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Mohamed Salah, në minutën e 34-të. Në këtë ndeshje nuk u aktivizuan fare dy shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe Elsied Hysaj.
Në ndeshjen tjetër PSG-ja e mposhti Crvena Zvezda (1-4). E para në grup kualifikohet PSG-ja me 11 pikë, Liverpooli i dyti më 9 pikë sa ka edhe Napoli në vendin e tretë. Italianët e Napolit do të luajnë në Ligën e Evropës. Ndërsa skuadra e Crvena Zvezda është e fundit me vetëm katër pikë.
/Epoka e re/