Liverpooli mposhti PSG-në
18 shtator 2018
| 23:18
Liverpooli ka mposhtur Paris Saint-Germainin në minutat e fundit të takimit për të siguruar pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Heroi i “Të kuqve” ishte Roberto Firmino që në minutat shtesë shënoi për fitoren dramatike me rezultat 3 me 2.
Parisienët nuk u dorëzuan përkundër disavantazhit 2 me 1 në pjesën e parë me golat e realizuar nga Daniel Sturridge, James Millner dhe Meunierit për mysafirët, pasi në pjesën e dytë Kylian Mbappe realizoi për 2 me 2 në minutën e 85, por në fund braziliani ua shoi shpresat për pikë në Anfield.
Në këtë grup Napoli ka barazuar pa gola me Cërvena Zvezdën në Beograd.