Liverpooli mposhti Real Madridin

27 nëntor 2024 | 22:58

Këtë sezon duket të jenë me të vërtetë të pandalshëm.

“Të Kuqtë” kanë vijuar ecurinë e tyre fantastike, teksa mbrëmjen e kësaj të mërkure kaluan me sukses edhe pengesën “Real Madrid”, me Liverpool që fitoi 2-0 në “Anfield” ndaj “Galaktikëve”, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të fazës së parë së Champions League.

Dy gola në pjesën e dytë nga Alexis Mac Allister në minutën e 52’-të dhe Cody Gakpo në të 77’-n mjaftuan për fitoren e djemve të Arne Slot, ndërsa loja pa edhe dy penallti të humbura, fillimisht nga Kilyan Mbappe në minutën e 61’-të e më pas nga “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah vetëm 9 minuta më vonë.

Kështu, falë kësaj fitoreje Liverpool ngjitet në krye të tabelës së Premier League, me 15 pikë, ndërsa Real Madrid mbetet në vendin e 24-t me vetëm 6 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka arritur ta dyfishojë epërsinë ndaj Real Madridit. Ishte…