Liverpooli ndahet baras me Chelsean
28 gusht 2021
| 20:43
Liverpooi barazoi 1-1 ndaj Chelseat.
Një duel i luftuar në Anfield, që nisi me një gol të shënuar nga Havertz me kokë, pas një goditjeje këndi.
Reece në shtesë shkaktoi një penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq. Salah nga pika e bardhë nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë Liverpooli sulmoi gjatë gjithë kohës, por nuk arriti assesi ta gjente rrugën e golit.
Kështu, pas tri xhirove, të dy ekipet kanë nga shtatë pikë dhe vendosen në pozitat dy dhe tre.