Liverpooli ndalet nga Lutoni

05 nëntor 2023 | 20:00

Liverpooli ndalet në një barazim 1-1 në transfertën ndaj Luton. Në pjesën e parë, dominimi total i skuadrës së Klopp nuk u shpërblye me gol.

Në pjesën e dytë, “The Reds” hasi mjaft vështirësi. Holandezi Tahith Chong ndëshkoi Liverpoolin 10 minuta nga fundi, duke ndezur kështu festën vendase në Kenilworth Road (Luton).

Një kundërsulm vrasës, gjeti të papërgatitur mbrojtjen e miqve. Për të shpëtuar nderin e Liverpool mendoi Diaz, duke barazuar shifrat në fundin e takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar turneu i YDF-së në Shkup të Maqedonisë Veriore…