
Liverpooli në alarm, lëndohet edhe portieri i dytë
16 gusht 2019
| 17:01
Alisson Becker është i lënduar dhe nuk u paraqit në Superkupën e Evropës kundër Chelseat. Por, tani është dëmtuar edhe përforcimi i ri, zëvendësuesi i tij, Adrian.
Trajneri Jurgen Klopp ka konfirmuar dëmtimin e pazakonshëm të Adrian. “Invazioni në fushë nga një tifoz i ka sjellë një lëndim të lehtë. Gjendja e tij do të monitorohet në orët e ardhshme në prag të ndeshjes ndaj Southamptonit”, ka thënë Klopp.