Liverpooli në ‘alarm’, Van Dijk mungon ndaj Barcelonës
06 maj 2019
| 21:28
Liverpooli përveç mungesave të konfirmuara të Salahut dhe të Firminhos, me shumë mundësi nuk do të ketë në fushën e lojës me Barcelonën , as qëndërmbrojtësin Virgil van Dijk.
Holandezi nuk ishte prezent në stërvitjen e sotme të skuadrës në “Melwood” dhe siç raporton “Goal.com”, ai do të mungojë.
Me shumë mundësi do të jëtë Aleksander Arnold, ai që do të zëvendësojë lojtarin në qëndër të mbrojtjes, i cili është përdorur nga Kloppi jo pak herë në këtë pozicion.
Gjithashtu mund të jetë dhe Fabinho, i cili ka luajtur në këtë pozicion edhe pse është mesfushor. Mbete të shihet se si do të rreshtojë Kloppi ekipin, me këto tre mungesa të mëdha që ka.