Liverpooli në finale ndaj Realit, eliminon Romën

02 maj 2018 | 22:45

Roma ka fituar ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Liverpoolit, por është kjo e fundit që ka arritur të sigurojë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve.

4 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, ndërsa Liverpooli kishte fituar 5 me 2 në shtëpi, transmeton Koha.net.

Mane e Wijnaldum shënuan sot për Liverpoolin. Kurse për Romën shënuan Xheko, dy herë Nainggolan, dhe një autogol shënoi Milner.

Reali e Liverpooli do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve më 26 maj në Kiev.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka…