Liverpooli me një këmbë në finale

24 prill 2018 | 22:45

Liverpooli është treguar skuadër e jashtëzakonshme, pasi ka fituar 5-2 ndaj Romës dhe praktikisht është me një këmbë në finalen e Ligën së Kampionëve.

Roma e nisi mirë ndeshjen dhe pati një dominim të lehtë në njëzetë minutat e parë, por më pas Liverpooli e mori kontrollin dhe në minutën e tridhjetepesë shënoi për 1-0, autor ishte Mohamed Salah. Ish-anëtari i Romës shënoi edhe një herë në fund të pjesës së parë për rezultatin 2-0.

Me asistimet e Salahut, Saido Mane dhe Roberto Firmino shënuan golat për rezultatin 4-0, kurse golin e pestë e shënoi sërish Firmino, me një goditje me kokë, pas një rivënie nga këndi.

Golin eparë për Romën e shënoi Edin Dzeko, kurse për të dytin është përkujdesur Diego Perotti nga penallti, kurse rezultati në fund të ndeshjes ishte 5-2.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare…