Liverpooli nuk e dëshiron Ramosin
Një ditë pas zërave se Sergio Ramos do të lërë Real Madrid për të luajtur me Liverpool, ka ardhur reagimi nga trajneri i “reds” Jurgen Klopp, që ka hedhur poshtë këtë transferim. Jo sepse ai ishte shkaktar i dëmtimit te Mohamed Salah në finalen e vjetshme të Champions League, por se nuk i përshtatet lojës së tij.
Sipas “Daily Star”, trajneri gjerman nuk ka ndërmend të shpenzojë asnjë qindarkë për mbrojtësin legjendar të skuadrës “merengues”. “Nuk është profili i lojtarit që ne duam të afrojmë në Anfield. Kaq”, mësohet se ka thënë Klopp për mediat.
Përflitet se Sergio Ramos do të luajë në Angli sezonin e ardhshëm dhe një tjetër skuadër kandidate për ta marrë është Manchester United. Mbrojtësi 33-vjeçar luan me skuadrën “los blancos” që prej vitit 2005 (606 ndeshje dhe 84 gola).