Liverpooli nuk e diskuton kualifikimin
17 prill 2019
| 23:01
Liverpooli nuk ka hasur vështirësi të mëdha në ndeshjen e kthimit ndaj Portos në “Dragao-n” e famshëm.
Anglezët kanë fituar 4-1 ndaj portugezëve dhe kalojnë në gjysmëfinalen e Champions League, aty ku e pret Barcelona gati për një sfidë të paharrueshme.
Ishte Sadio Mane ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 26’ duke u shuar shpresat tifozëve vendas.
Pas pushimit erdhi goli i Mohamed Salah në minutën e 65’. Ajo ishte goditja e dytë në kuadrat për miqtë, pra saktësia 100%.
Militao shënoi golin e nderit përpara se Firmino dhe Van Dijk të thellonin rezultatin në favor të The Reds.
Një fitore e merituar dhe, siç pritej, e lehtë për Liverpool. Megjithatë, tani vjen prova e madhe pasi në gjysmëfinale i pret Barça.