Liverpooli ofron 70 milionë euro për mbrojtësin anglez
23 gusht 2024
| 11:34
Liverpooli dëshiron të rrëmbejë mbrojtësin Jarrad Branthwaite. Lojtari luan me rivalët e Evertonit në Premier Ligë dhe kostoja e këtij transferimi mund të kapë shifrën 70 milionë euro. Mediat britanike konfirmojnë se “Reds” do të ofrojnë 63 milionë euro, plus 7 milionë euro bonuse për të nënshkruar me 22-vjeçarin, që luan edhe me kombëtaren angleze.
Mbrojtësi, i cili ka qenë një objektiv i verës për Manchester United, thuhet se është i hapur për një lëvizje në “Anfield”. Branthwaite dëshiron të luajë për një klub të profilit më të lartë se ai i Evertonit.
Duket se te Liverpooli po rritet besimi se një marrëveshje mund të bëhet me lojtarin, ndërkohë që edhe trajneri Arne Slot është një admirues i madh i anglezit.