
Liverpooli pa telashe kalon Brendfordin
16 janar 2022
| 17:28
Te Liverpool, mungesa e Momo Salah dhe Sadio Mane duket se janë harruar disi, sepse në fushë është një mesfushor shkatërrues që është bërë golashënues.
Fjala është për Fabinho që edhe sot ka shënuar. Janë 3 gola në 3 ndeshje për brazilianin, ndërsa ndaj Brentfdord, skuadra e Klopp kompletoi fitoren me Chamberlain dhe Minamino me rezultat 3:0.
Me kete sukses, Liverpool ngjitet ne kuoten e 45 pikeve dhe në vend të dytë, 11 pikë larg nga Manchester City.
Skuadra e Klopp ka edhe një ndeshje më pak.