Liverpooli për hakmarrje dhe kualifikimin ndaj Napolit
Kampioni në fuqi i Evropës, Liverpool, është gati për përballjen me Napolin në kuadër të Ligës së Kampionëve. “Reds” po synon t’i mposhtë italianët e drejtuar nga Carlo Ancelotti dhe në këtë mënyrë t’u hakmerret për humbjen që i kishin shkaktuar në përballjen e parë, po ashtu edhe ta sigurojnë kualifikimin tutje.
Liverpooli po tregon formë të mirë, pasi nga 24 ndeshjet e fundit i ka fituar 22 dhe muajin tjetër do të luajë në finale të Kupës së Botës për klube në Katar. Në anën tjetër, edhe Napoli do të kërkojë fitore në këtë ndeshje në mënyrë që ta vazhdojë rrugëtimin në garën më të fortë në futboll si lider i grupit.
Në skuadrën e Liverpoolit vetëm Matip nuk do të luajë, kurse Salah, Roberson dhe Shaqiri janë të gatshëm. Në formacionin e Ancelottit në dyshim janë sulmuesit Milik dhe Insigne, kurse Kevin Malcuit mungon për një kohë të gjatë.
Liverpooli është në vend të parë ka nëntë pikë të grumbulluara, derisa Napoli është një pozitë më poshtë me një pikë më pak. Ndeshje interesante do të zhvillohen edhe në grupin D, ku Barcelona e pret Borussia Dortmundin. Leo Messi me shokë me tri pikë ndaj gjermanëve e sigurojnë pozitën e partë në grup, kurse Dortmundi do të mundohet që të mos humbë në “Camp Nou” dhe ta ruajë pozitën e dytë në grup.
Interi shpreson në fitore kundër Slavias dhe të një humbje e Dormundit për t’i ruajtur shpresat për kualifikimin në rrethin tjetër. Grupi më delikat është Grupi H, pasi tri skuadra kanë nga shtatë pikë. Ajaxi është më afër kualifikimit, pasi luan ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Lille që këtë edicion nuk regjistroi rezultate të mira në Ligën e Kampionëve. Ndërsa kualifikimin do ta diskutojnë edhe Valencia dhe Chelsea.
/Epoka e re/