Liverpooli pëson humbje nga Bournemouthi

11 mars 2023 | 16:18

Fitorja 7-0 kundër Manchester United me sa duket ishte thjesht një “mirazh”. Liverpooli bie menjëherë, pëson një humbje të hidhur në transfertë përballë Bournemouth.

Ekipi i Jurgen Klopp e ka të vështirë të jetë konkurrues këtë edicion të Premier League, e ka të vështirë të qëndrojë në nivele të larta, kjo humbje e vërteton shumë qartë.

Ndeshja u vendos në minutën e 28-të ku Billing kaloi vendasit në avantazh. Në pjesën e dytë, Salah kishte shansin të shmangte këtë humbje, por sulmuesi egjiptian gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar…