Liverpooli pëson humbjen e parë, ky është reagimi i Kloppit  

08 nëntor 2021 | 11:37

Liverpooli e pësoi humbjen e parë në Premier Ligë. Trajneri Jurgen Klopp ka rezerva për gjykimin në ndeshjen ndaj West Ham United. Gjermani theksoi se episode, që vendosën ndeshjen, për fat të keq, ishin kundër Liverpoolit.

“Sot vendosën disa episode kyçe. Golat dhe disa situata duhej të shkonin ndryshe. Le të flasim për lojën. Goli i parë që pësuam është faull ndaj portierit. Krahu i lojtarit kundërshtar shkon në krahun e Alissonit, kështu që si mund ta kontrollonte portieri topin? Kjo nuk ka kuptim. Shënuam golin e barazimit dhe kontrolluam plotësisht lojën dhe ata luajtën vetëm me kundërsulme. Gjatë pjesës së dytë ne nuk luajtëm aq qartë, duhej të ishim më klinikë gjatë gjithë 90 minutave. Ata, duhet ta pranojmë, kanë cilësi dhe na ndëshkuan. Ndërhyrja e Aaron Cresswell ndaj Jordan Henderson nuk ishte e rregullt. Dy situata që ishin me ndikim, por nuk i mori West Hami vendimet”, ka thënë Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Albina Hyseni Është mjaft e rëndësishme. Për vite me…