
Liverpooli refuzon Realin për Manen
29 mars 2019
| 11:17
Sulmuesi senegalez, Sadio Mane, është dëshirë e skuadrës së Real Madridit, që tani për trajner ka Zinedine Zidanen.
Lajme për transferimin e Manes te Reali ka pasur edhe vitin e kaluar, para se Zidane të largohej nga Real Madridi. Kthimi i francezit te ‘Los Blancos’ ka kthyer interesimin e tyre për Manen. Për këtë interesim tashmë është informuar edhe Liverpooli.
Por, sipas ‘The Mirror’, Liverpooli nuk do ta lejojë largimin e Manes, pasi e konsideron lojtar shumë të rëndësishëm për klubin.