Liverpooli refuzon skuadrën e madhe italiane për Shaqirin

14 janar 2020 | 10:05

Kampionia e Evropës, Liverpool ka refuzuar ofertën e skuadrës së Roma për futbollistin kosovar, Xherdan Shaqiri.

Sipas informacioneve të fundit nga mediat italiane, klubi verdhekuq ka tentuar për huazimin e Shaqirit në janar.

Pas lëndimit të djeshëm të Nicolo Zaniolos, i cili këputi ligamentin e gjurit në sfidën ndaj Juventusit dhe ka humbur sezonin, verdhekuqët kanë identifikuar shpejtë zëvendësuesin e tij për këtë periudhë. Megjithatë, përgjigjja e “Reds” ka qenë negative.

Liverpooli ia ka bërë me dije Romës që nuk është i gatshëm të lëshojë në huazim Shaqirin në afatin kalimtar të janarit.

Pavarësisht raporteve shumë të mira mes dy klubeve të cilat kanë realizuar dy marrëveshje të mëdha në vitet e fundit (kalimi i Mohamed Salah dhe Alisson Becker te Liverpooli), kompletimi i operacionit në janar duket pothuajse i pamundur.

Kujtojmë që Shaqiri nuk po ka pothuajse fare hapësira në formacionin e Jurgen Klopp.

Megjithatë, gjysma e dytë e sezonit pritet të jetë shumë e ngjeshur, andaj gjermani dëshiron ta ketë në dispozicion kosovarin. Ndryshe, Shaqiri ishte lidhur me kalimin te Roma edhe sa ishte pjesë e Stoke Cityt, por megjithatë Liverpooli ishte treguar më konkret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenali në këtë…