Liverpooli rrezikon të humbasë falas 3 nga yjet e ekipit në fund të sezonit

14 shkurt 2025 | 13:54

Liverpooli po zhvillon një sezon shumë pozitiv në kampionat dhe në Champions. Titulli i 20-të është thuajse i mbyllur dhe tashmë do të duhet të mendojnë dhe për të zgjidhur problemet në merkato.

Tre nga yjet e skuadrës Trent Alexander-Arnold, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk janë në vitin e fundit të kontratës së tyre. Edhe pse janë në listën e 10 lojtarëve më të shtrenjtë në botë, klubi anglez nuk ka arritur ende një akord të mundshëm për të ardhmen.

Trent Alexander-Arnold, një nga mbrojtësit më të mirë në botë prej vitesh, është në negociata të hapura me Real Madridin. Mohamed Salah, i cili tashmë ka shënuar 27 gola këtë sezon dhe ka dhënë pak më pak se 20 asistime, njoftoi në një intervistë pak më shumë se një muaj më parë se ky do të ishte sezoni i tij i fundit në Liverpool.

Van Dijk është rezervuar më shumë në deklaratat e tij të fundit: “E ardhmja ime nuk është vendosur ende”. Edhe pse Liverpooli po kalon një nga sezonet më të mira në histori, Liverpooli rrezikon të humbasë “tre nga shtyllat” e ekipit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ditë më parë kishte pasur…