
Liverpooli shënon golin e katërt, finalja shumë afër (video)
07 maj 2019
| 22:43
Skuadra e Liverpoolit është duke shkëlqyer në ndeshjen ndaj Barcelonës. Pavarësisht mungesave “Reds” e kanë shënuar edhe golin e katërt, autor është Divock Origi.
Aktualisht rezultati është 4-0, kurse rezultati i përgjithshëm është 4-3. Liverpooli nëse nuk pranon gol deri në fund është finalisti i parë në Ligën e Kampionëve.
/Epoka e re/