Liverpooli shijon titull pas 30 vjetësh, Reali rrëzon Barçën
Paris Saint Germaini është shpallur kampion i Ligës 1, pasi Liga e Francës (LFP) mori vendim për përfundimisht e parakohshëm të kampionatit për shkak të krizës së Covid-19. LFP-ja, po ashtu, ka shpallur Lorientin kampion të Ligës 2.
Në ligat e tjera të mëdha evropiane u vazhdua futbolli dhe kampion në La Liga doli Real Madridi.
Kjo skuadër, pas rikthimit të futbollit nga pandemia, ishte superiore dhe arriti ta tejkalojë Barcelonën. Reali shpallet kampion për herë të 34-t në histori të klubit, një xhiro para përfundimit të sezonit në La Liga me 86 pikë. Ndërsa në Angli, Liverpooli është shpallur kampion pas 30 vjetësh.
“Redsi” e siguroi titullin e 19, shtatë xhiro para përfundimit të sezonit, ndërsa në Gjermani titullin e ka mbrojtur Bayerni, sikurse që e mbrojti Juventusi në Itali.
(Epoka e re)