Liverpooli superiore ndaj Bournemouthit
17 dhjetor 2017
| 19:25
Liverpooli është treguar skuadër superiore në ndeshjen ndaj skuadrës së Bournemouthit, pasi shënoi fitore me rezultat 0-4.
Pas njëzetë minutave lojë, Coutinho e hapi serinë e golave, kurse gjashtë minuta më vonë shënoi edhe mbrojtësi Lovren.
Në fund të pjesës së parë shënoi edhe Salah për 0-3, kurse rezultatin final e shënoi Firmino në minutën e 66-të. Nesër zhvillohet ndeshja e fundit për këtë xhiro në mes Evertonit dhe Swansea Cityt.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)