Liverpooli synon fitoren e dytë ndaj Atleticos, Milani kërkon shansin e fundit kundër Portos

03 nëntor 2021 | 11:05

Skuadra e Liverpoolit do të synojë të fitojë edhe ndeshjen e dytë kundër Atletico Madridit kur këto dy skuadra përballen sonte (e mërkurë) në “Anfield” në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve. “Reds” e mposhti Atleticon në ndeshjen e parë me rezultat 3-2 në “Wanda Metropolitano” muajin e kaluar, por në fundjavë barazoi 2-2 kundër Brighton & Hove Albion, ani pse kishte epërsinë e dy golave.

Liverpooli me një fitore eventuale do ta siguronte kualifikimin dhe vendin e parë në grup, por kampionët e Spanjës do të përpiqen që të marrin një rezultat të favorshëm në mënyrë që të mbesin në garë për kualifikim në fazën tjetër. Naby Keita është rikthyer nga lëndimi, por mungojnë  James Milner dhe Harvey Elliott, derisa në dyshim janë Fabinho dhe Thiago Alcantara. Griezmanni, Saviqi dhe Llorente janë mungesat për këtë ndeshje, kurse Thomas Lemar është përjashtuar nga trajneri Simeone.

Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi mes Milanit dhe Portos pritet të jetë shumë interesante. Kuqezinjtë e Italisë po gëzojnë formë të mirë në Serinë A, por në Ligën e Kampionëve nga tri ndeshje kanë pësuar tri humbje. Trajneri Stefano Pioli ende nuk i ka humbur shpresat për kualifikim.

“Do të jemi përballë Portos. Duhet të jemi të përqendruar dhe të luajmë lojën tonë siç dimë të bëjmë në Serinë A. Kemi fatin e keq që kemi rënë në grupin më të vështirë, por justifikime nuk duhet të nxjerrim. Kapacitetin e kemi, por na mungon pak fati. S’duhet të bëmë gabime. Ndodhemi në vendin e fundit me zero pikë dhe kjo gjë na shqetëson shumë. Nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm të shtrëngojmë dhëmbët dhe ta bëjmë maksimumin në këto ndeshje që kanë mbetur. Asgjë s’ka mbaruar ende dhe ne do të provojmë deri në fund. Kemi shumë për të rregulluar dhe do të tentojmë ta nisim ndaj Portos, më pas do të mendojmë për derbin ndaj Interit të dielën sepse e dimë se çfarë na pret”, ka thënë Pioli.

Në Grupin D Real Madridi e pret Shakhtarin dhe pret tri pikë për t’i ruajtur gjasat për kualifikim, pse jo edhe për ta marrë pozitën e parë nëse Sheriffi dështon kundër Interit.

Leipzigu pret pikët e para në përballje kundër Paris Saint-Germainit, që në këtë ndeshje do të ketë mungesa të rëndësishme si ajo e Messit, Ramosit dhe Verrattit. Skuadra franceze, pavarësisht prej mungesave, do të përpiqet t’i marrë tri pikë në Gjermani dhe ta vazhdojë dominimin në Grupin A.

Ndërsa skuadra kampione e Anglisë, Manchester City, e pret Club Brugge nga i cili synon t’i marrë tri pikë dhe t’i afrohet edhe më shumë kualifikimit.

Grupi A

21:00 Manchester City – Club Brugge
21:00 Leipzig – Paris Saint-Germain

Tabela

  1. PSG                        7 pikë
  2. Manchester City 6
  3. Club Brugge        4
  4. Leipzig                 0

Grupi B

18:45 Milan – Porto
21:00 Liverpool – Atletico Madrid

Tabela

  1. Liverpool       9 pikë
  2. Atletico M.    4
  3. Porto              4
  4. Milan             0

Grupi C

21:00 Borussia Dortmund – Ajax
21:00 Sporting – Besiktas

Tabela

  1. Ajaxi                            9 pikë
  2. Borussia Dortmund 6
  3. Sporting                      3
  4. Besiktas                      0

Grupi D

18:45 Real Madrid – Shakhtar D.
21:00 Sheriff – Inter

Tabela

  1. Sheriff             6 pikë
  2. Real M.           6
  3. Interi               4
  4. Shakhtar         1

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Jakup Nura Pas rënjes në kufi të djalit trim…