Liverpooli synon transferimin e yllit të PSG-së

14 prill 2020 | 17:47

Skuadra e Premier Ligës, Liverpool është duke u interesuar për yllin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez kohëve të fundit është bërë objektiv i Real Madridit. Mirëpo, tash në garë për sulmuesin e Paris Saint-Germainit është futur edhe kampioni aktual evropian dhe botëror.

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se “Reds” e shohin Mbappen si zëvendësues të Sadio Manes, i cili mund të përfundojë në Spanjë, tek Reali ose Barcelona.

Liverpoolit i nevojiten deri në 200 milionë euro për ta transferuar kampionin e botës me Francën. Me sponsorin e ri, “Nike”, klubi shpreson që të bëjë më shumë para, në mënyrë që ta sjell Mbappen në “Anfield Road”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PLAGOSJA DHE VDEKJA E DËSHMORIT TË KOMBIT FERID CURRI NË…