Liverpooli transferon Gakpon  

27 dhjetor 2022 | 14:00

Sulmuesi holandez, Cody Gakpo, është futbollisti më i ri i Liverpoolit. Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit e cila me anë të një postimi, publikoi lajmin për arritjen e marrëveshjes.

Në mediet britanike është mësuar se Liverpooli ka paguar 53 milionë euro përfshirë dhe bonuset për kartonin e 23-vjeçarit, aq sa kërkonte dhe PSV Eindhoven.

Cody Gakpo ishte një nga elementet kryesore të Holandës në Botërorin e Katarit, teksa u bë i pari holandez që shënoi në secilën ndeshje të fazës së grupeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra turistë rrezikuan seriozisht jetën në qytetin e gurtë të…