Liverpooli zbret çmimin e Shaqirit
02 prill 2020
| 23:02
Liverpooli ka ulur çmimin e kartonit të Xherdan Shaqirit. “Calciomercato” shkruan se “Të kuqtë” e kanë zbritur vlerën e futbollistit shqiptar të Zvicrës nga 22-28 milionë euro në 18-21 milionë euro.
Në këtë mënyrë, po bëhet e qartë që Liverpooli dëshiron ta shesë medoemos Shaqirin pas përfundimit të këtij sezoni. Tri klube janë konfirmuar si të interesuara për shqiptarin: Sevilla, Roma dhe Galatasaray.
Një dëmtim i rëndë këtë sezon dhe rivaliteti i fortë në formacionin e kampionëve të Evropës i kanë kushtuar shumë Shaqirit, i cili tashmë është në kërkim të një aventure të re.