Liverpoolit i përfundon seria pa humbje, befasohet nga Watfordi

29 shkurt 2020 | 21:34

Liverpooli nuk ia ka dalë ta thyejë rekordin e Premier Leagues për fitore rresht. Të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 28-të, Liverpooli pësoi humbje shokuese nga Watfordi me rezultatin e lartë, 3:0.

Liverpooli ishte në seri prej 18 fitoreve. Javën e kaluar barazoi rekordin e Manchester Cityt për fitore rresht. Por nuk ia doli të shënoi fitoren e 19-të dhe të shkruaj histori.

Po ashtu skuadrës së Juergen Kloppit i ka përfunduar seria e gjatë pa humbje. Liverpooli kishte plot 44 ndeshje pa humbje në kampionatin anglez. Humbjen e fundit e kishte pësuar më 3 janar të vitit të kaluar nga Manchester City.

Ismaila Sarr shënoi dy golat e parë për Watfordin. Ai realizoi për 1:0 në minutën e 54-t, ndërsa gjashtë minuta më vonë ngriti epërsinë në 2:0. Troy Deeney vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 72-të.

Liverpooli tani ka 26 fitore, një barazim e një humbje në këtë edicion të Premier Leagues. Distanca e pikëve me skuadrat tjera është shumë e madhe, ndërsa fitimi i titullit të pritur gjatë është çështje kohe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë…