
Livetpooli pendohet për blerjen e Darwin Nunez
23 shkurt 2025
| 15:56
Liverpool është penduar për transferimin e Darwin Nune.
Klubi anglez ua ka ofruar sulmuesin dy klubeve të mëdha evropiane, Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Deri tani, as Barcelona, as Atletico Madrid, nuk kanë shfaqur interes konkret për uruguaianin.
Darwin Nunez ende nuk e ka treguar potencialin e tij në “Anfield”.
Liverpooli po përpiqet ta shesë sa më shpejt, që të kompensojë humbjet e transferimit të tij të kushtueshëm të para një viti e gjysmë nga Benfica.
Klubi anglez ka paguar 75 milionë euro për blerjen e tij dhe sot ai kushton 40 milionë.