Lladrovci: Angazhimi i komunës për sanimin e gjendjes nga vërshimet po vazhdon
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim, Qendrën Operative Emergjente, FSK-në, policinë, zjarrfikësit, dhe gjithë akterët e tjerë që bashkë po angazhohen për tejkalimin e situatës së renduar pas reshjeve.
Kryetari Lladrovci ka theksuar se angazhimi për sanimin e gjendjes po vazhdon.
“Ka disa ditë që komuna jonë është duke u ballafaquar me vërshime. Falënderoj qytetarët për bashkëpunim, Qendrën Operative Emergjente, FSK-në, policinë, zjarrfikësit, administratën e komunës së Drenasit dhe institucionet qendrore që u gjenden pranë nesh në këto ditë të rënda për komunën. Në disa vende, tashmë, uji është tërhequr, siç shihet në videon dhe fotot e Albert Sinanit, të realizuara enkas për gjendjen në terren dhe nivelit të ujit në komunën tonë”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)