Lladrovci: Barazia para ligjit është e panegociueshme
Kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së për kryetar në mandatin e ardhshëm në krye të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vijuar me fushatën zgjedhore në disa lagje të fshatrave të komunës, bastione të PDK-së.
Barazia para ligjit është e panegociueshme, ndërsa gjasat dhe mundësitë e barabarta janë vlerë e komunës tonë, ka shkruar Lladrovci në postimin në rrjetin social.
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
Në takimet me qytetarë, aktivistë dhe simpatizantë në Çikatovë të Vjetër, te Karaxhajt, në Gllanasellë, lagjen Nikaj dhe në Likoshan, te Gjelajt, theksova se unë punoj, punët flasin vet.
Punët në komunën tonë janë bërë për të gjithë, pa dallim, sipas prioriteteve, sepse, secili qytetar e meriton edhe mirëqenien edhe kushtet për jetë, me cilësi në arsim, shëndetësi dhe kushtet tjera që e bëjnë jetën me vlerë dhe dinjitet.
Po ashtu, theksova se barazia para ligjit është e panegociueshme, ndërsa gjasat dhe mundësitë e barabarta janë vlerë e komunës tonë. Kjo shihet në të gjitha sferat e jetës, në veçanti në arsim dhe bursat për të gjithë studentët që i plotësojnë kushtet.
Unë e mbaj fjalën, këtë e dinë qytetarët e komunës kampion për qeverisje të mirë në Kosovë.
#PDK 177
Ramiz Lladrovci