Lladrovci me bashkëpunëtorë bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve
14 qershor 2018
| 13:35
Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë homazhe dhe kanë vënë buqeta lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Polac, Shtuticë, Vërboc, Tërstenik, Gllobar, Abri (varrezat e dëshmorëve dhe varrezat e familjes Deliu), Baicë, Krajkovë, Negroc dhe Poklek të Vjetër (varrezat e dëshmorëve dhe martirëve).
Lladrovci ishte i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, shefi i kabinetit, Flamur Curri dhe drejtorët e drejtorive komunale, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj dhe asambleistë, si dhe përfaqësues nga stacioni policor në Drenas.