Lladrovci: Bekim Jasharit i takon sfida por edhe përgjegjësia
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në solemnitetin e betimit të Bekim Jasharit në krye të komunës së Skënderajit.
Ai me këtë rast ka theksuar se ishte edhe i lumtur, edhe krenar dhe e ka uruar që të dal faqebardhë.
Lladrovci ka thënë se “lavdia e Familjes Jashari, është e gjithëkohëshme, andaj, Bekim Jasharit i takon sfida por edhe përgjegjësia ta dëshmojë se detyrat atdhetare në liri janë gati po aq të vështira sa sfidat tona të djeshme”.
Ja postimi i plotë I Z. Lladrovci në rrjetin social:
“Sot, gjatë solemnitetit të betimit të kryetarit të ri të Skënderajit, Bekim Jasharit, isha i lumtur dhe krenar. I lumtur për shumë arsye, edhe krenar për shumë arsye. Lavdia e Familjes Jashari, është e gjithëkohëshme, andaj, Bekim Jasharit i takon sfida por edhe përgjegjësia ta dëshmojë se detyrat atdhetare në liri janë gati po aq të vështira sa sfidat tona të djeshme. Suksese Bekim Hamzë Jashari, dalsh faqebardhë!”