Lladrovci bën tri emërime të reja, dy drejtoresha dhe shefin e ri të Kabinetit
19 tetor 2022
| 12:29
Drenas, 19 tetor- Me qëllim të ngritjes së efikasitetit, në pajtim me ligjin, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci mori vendim për disa ndryshime në kabinetin e tij.
Laureta Thaqi, është emëruar drejtoreshë e Administratës, Enkela Dema, është emëruar drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa shef të Kabinetit, ka emëruar Skënder Berishën.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka thënë se premtimin se do të jenë komuna shembull për performancë në nivel nacional do të vazhdoj t’i mbajë.