Lladrovci: Besnik Kelmendi, kandidat i CDU-së për Essen, i bën nder Kosovës dhe kombit!
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar pjesëtarët e diasporës në Essen e rrethinë, ta kenë vëmendjen për këtë personalitet për zgjedhjet e 13 shtatorit, ta votojnë, sepse, e meriton.
Postimi i plotë i Lladrovcit në FB:
Pse duhet të votohet Besniku, pse duhet të përkrahet?
Ta votosh Besnik Kelmendin, ke votuar një patriot që do familjen dhe vendin e vet, e do kombin dhe traditat më të mira që një i ri i merr me prindërit e vet nga atdheu.
Ai e do orientimin e Kancelares Merkel, e do mbrojtjen e interesave të qytetarëve, andaj, ftoj pjesëtarët e diasporës, të gjithë qytetarët me të drejtë vote në zonën e Essenit, ta votojnë Besnik Kelmendin, këtë emër që na bën krenar të gjithëve që e njohim.
Vota e diasporës për kandidatët shqiptarë, pa dallim partie, duhet të jetë motiv për fuqizimin e secilit kandidat, aq më parë, kur e njohim jetën dhe veprën e tij
Njohja ime me Besnik Kelmendin, nuk ishte e rastit, ndërsa tash e ushqej këtë miqësi me nderim të sinqertë.
Pres që Besnik Kelmendi të marrë votën e shqiptarëve, pa dallim të bindjeve, sepse vota për të është nderim për të gjithë neve, gjithsesi, këtë e dinë të gjithë ata që e njohin.
Suksese Besnik Kelmendi!