Lladrovci, Bidenit: Me ty, SHBA do të jetë më e sigurt
09 janar 2021
| 21:02
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Joe Biden pas miratimit të Kongresit amerikan për president të SHBA-ve.
Lladrovci ka thënë se me Bidenin në krye, SHBA-ja do të jetë më e sigurt. Ai tutje ka thënë se barazia gjinore si nismë e Administratës Biden është një fillim i mbarë.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Përgëzime të sinqerta për kombin e madh amerikan, me rastin e emërimit të mikut të çmuar të lirisë së Kosovës, Joe Biden, president i ShBA-së.
Bota me Bidenin në kry të ShBA-së, do të jetë më e sigurtë, më e drejtë dhe më e mirë.
Barazia gjinore është argument i fillimit të mbarë të këtij misioni për një botë më të mirë!