
Lladrovci: Çdo vepër pozitive e Republikës mban vulën e PDK-së
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, po vlerëson se çdo vepër pozitive në Republikën e Kosovës ka mbështetjen dhe përfshirjen e PDK-së.
Lladrovci është shprehur i emocionuar dhe krenar për mikpritjen që qytetarët e Drenasit ofruan ndaj të gjithë kandidatëve, pa bërë dallime, duke e cilësuar Drenasin si “zemrën e Kosovës” dhe “komunën kampion”.
“Çdo vepër pozitive në Republikën e Kosovës, mban vulën, pjesëmarrjen dhe votën e PDK-së. Përgëzoj qytetarët e Drenasit për besimin ndaj PDK-së dhe kandidatëve të partisë e cila i ka rrënjët në traditën më të shkëlqyer atdhetare. Drenasi është zemra e Kosovës, qytetarët ofruan mikpritje për të gjithë kandidatët pa dallim, jam krenar me qytetarët kampion, të komunës kampion. Faleminderit të gjithëve. Nuk guxojmë të ndalemi!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.