Lladrovci dhe Begaj pajtohen për bashkëpunimin ndërkomunal
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur të mërkurën në takim kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal.
“Bashkëpunimi ndërkomunal është i rëndësishëm për të realizuar tutje agjendat zhvillimore të komunave tona, Drenasit dhe Malishevës. Konsideroj se kemi mjaftë hapësirë për bashkëpunim për të mirën e qytetarëve tanë, duke marrë parasysh prioritetet e ndërsjella”, ka thënë Lladrovci.
Në këtë takim është diskutuar edhe për çështje të rëndësishme për të dy komunat, siç është çështja e infrastrukturës, përmirësimi i kushteve në fshatrat ku kufizohen Drenasi me Malishevën si dhe bashkëpunimin në mes të drejtorive gjegjëse komunale.
Lladrovci e ka falënderuar Begajn për vizitën, duke ofruar bashkëpunim maksimal për të gjitha çështjet që janë në interes të qytetarëve.