Lladrovci dhe Likaj marrin pjesë në prezantimin e laboratorit virtual të shkencave të natyrës

16 dhjetor 2020 | 17:10

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me ministrin e Arsimit (MASh), Ramë Likaj, kanë marr pjesë në prezantimin e laboratorit virtual i cili është lansuar nga Drejtoria e Arsimit dhe do të jetë në shërbim për të gjitha shkollat e Drenasit.

Gjatë vizitës së bërë, kryetari Lladrovci ka vlerësuar lartë punën e bërë nga vetë nxënësit e shkollave të Drenasit dhe ka inkurajuar që të vazhdojnë me inovacione të tjera për krijimin e platformave të tilla të cilat ndihmojnë nxënësit dhe shkollat në përgjithësi.

Ai ka thënë se Komuna e Drenasit, është duke vazhduar me përkushtimi me të madh për të përmirësuar kushtet ne të gjitha shkollat e Drenasit, në përpjekje për të përmbushur standardet e arsimit të konkurueshëm me ato të Bashkimit Evropian.

Lladrovci po ashtu ka falënderuar edhe ministrin Likaj për vizitën e bërë, dhe ka kërkuar nga MASh e ai udhëheqë, që t’i ndihmojnë në projekte infrastrukturore shkollat në Komunën e Drenasit.

Edhe ministri Likaj ka përgëzuar nxënësit e Drenasit për krijimin e këtij laboratori, duke thënë se një projekt i tillë është i standardëve të larta, të njëjta me ato të shkollave evropiane.

Ky projekt është realizuar nga vetë nxënësit e shkollave të Drenasit në përkrahje të Drejtorisë së Arsimit dhe është i pari i llojit të tillë që realizohet në Kosovë, bazuar në planprogramet shkollore dhe do të ju shërbejë si ndihmesë në përvetësimin e njohurive shkencore.

Ndryshe, Drejtoria Komunale e Arsimit, këtë vit ka pajisur të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit me kabinete të shkencave të natyrës dhe të teknologjisë informative dhe ky projekt është në vazhdën e plotësimit të standardëve më të larta me mjete konkretizuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Ylli…