Lladrovci: Ditë përkujtimi për të gjithë ata që kontribuuan me jetën dhe punën e tyre për Kushtetutën
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar qytetarët dhe ata që e respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Shteti ynë, me vlerat që i ka përcaktuar Kushtetuta, është e përparuar dhe përtej rrethanave që dominojnë në rajon, andaj, na bën krenar, megjithëse nuk është cekur emblema e saj, UÇK-ja dhe vlerat e luftës tonë çlirimtare”, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Gëzuar Dita e Kushtetutës!
Ky urim shkon posaçërisht për Juve qytetarë dhe institucionalistë që e respektoni Kushtetutën dhe nuk e shkelni as arsyetoni shkeljen e saj!
Pas Pavarësisë, Kushtetuta ishte arritja më e madhe e Republikës së Kosovës, por këtë, disa, për fat të keq po e kuptojnë si dokument të negociueshëm dhe ia lejojnë vetes pretendimet për mbivendosjen ndaj saj.
Le të jetë kjo ditë, ditë përkujtimi për të gjithë ata që kontribuan me jetën dhe punën e tyre për miratimin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës.
Shteti ynë, me vlerat që i ka përcaktuar Kushtetuta, është e përparuar dhe përtej rrethanave që dominojnë në rajon, andaj, na bën krenar, megjithëse nuk është cekur emblema e saj, UÇK-ja dhe vlerat e luftës tonë çlirimtare.
Qytetarë, institucionalistë, gëzuar Dita e Kushtetutës!
Gëzuar Dita e Kushtetutës!
Ky urim shkon posaçërisht për Juve qytetarë dhe institucionalistë që e respektoni Kushtetutën dhe nuk e shkelni as arsyetoni shkeljen e saj!
Pas Pavarësisë, Kushtetuta ishte arritja më e madhe e Republikës së Kosovës, por këtë, disa, për fat të keq po e kuptojnë si dokument të negociueshëm dhe ia lejojnë vetes pretendimet për mbivendosjen ndaj saj.
Le të jetë kjo ditë, ditë përkujtimi për të gjithë ata që kontribuuan me jetën dhe punën e tyre për miratimin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës.